Mbahet sot protesta e 6-të të organizuar për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Një pensionist i pranishëm në tubim ka shprehur pakënaqësinë e tij në një prononcim për News24.

“Po protestojmë kundër një anti-shqiptari që vetëm ka vjedhur. Nuk ka lënë fëmijë e të moshuar pa i ofenduar. Te ‘5 Maji’ janë tërhequr plakat zvarrë, në Rrjoll po ashtu. Ky vetëm e ka shkatërruar këtë vend. Me një pension qesharak, a mund t’i dalin 100 mijë lekë këtij? Zoti ia shoftë racën”, u shpreh pensionisti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb