Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar protestën e zhvilluar në Tiranë, duke deklaruar se mbështet revoltën qytetare dhe se kryeministri Edi Rama duhet të largohet nga pushteti.
Salianji është ndalur edhe te Partia Demokratike dhe situatën e brendshme të saj,. Ku tha se të gjithë ata deputetë që dalin në shesh me protestuesit, në të vërtetë legjitimojnë thirrjet e qytetarëve që kërkojnë burgosjen e Ramës dhe kreut të PD Berishës, por se një gjë të tillë nuk kanë guximit t’ia thonë në sy këtij të fundit.
“PD për shkak të paqartësisë së Sali Berishës është komplet e paqartë, nuk dihet qëndrimi i PD. Ata deputetë të PD që dalin në protestë, dalin se nuk kanë guximin të dalin dhe t’i thonë përballë Berishës se duhet të largohet dhe i bashkohen turmës për t’i thënë Sali Berishës ik. Deputetët që shkojnë aty legjitimojnë thirrjet për largimin e Edi Ramës dhe të Sali Berishës. Largimi i Berishës nga PD do të përshpejtonte fundin e Edi Ramës. Në demokraci, kur ka masivitet popullor qeveria largohet”, tha ai.
