Avokati dhe shtetasi shqiptaro-britanik Kastriot Berberi i ftuar në programin e drekës në News 24 ka deklaruar se partitë politike dhe qeveria socialiste nuk kanë programe për të tërhequr diasporën.

Ai tha se qeveria i frikësohet potencialit të diasporës pasi i shohin si kërcënim për pushtetin. Avokati i njohur deklaroi se zgjidhja është reformimi i partive.

Avokati i njohur po ashtu tha se gjatë një vizite në Britani ministri i Jashtëm shqiptar nuk e njohu edhe pse ai është votuar për disa mandate në Partinë Laburiste në Britani dhe po ashtu ai nuk është ftuar nga kryeministri në vizitat e tij, por e ftoi Dhoma e Lordëve për pritjen.

“Nuk njoh programe që të tërheqin diasporën.

Nuk jam ftuar asnjëherë nga kryeministri apo ambasadorët, kur erdhi kryeminsitri mua më ftoi dhoma e Lordëve për pritjen e kryeministrit.

Ministri i Jashtëm nuk kishte dijeni për mua, nuk ishte i informuar më përshëndeti si të huaj ndërkohë që jam i votuar disa herë në Britani.

Ekspertizën e diasporës e shohin si kërcënim për pushtetin e tyre, ne mund të ndihmojmë me këshilla, me ekspertizë, por s’ka forume.

Ministria e Diasporës s’duhet të ekzistonte si ministri, duhej vetëm një drejtori dhe sot ajo nuk ekziston. Nëse do të kishin marrë ekspertizën tonë Shqipëria do të ishte më e zhvilluar.

Aplikimi online në “Deputeti që duam” ishte qesharake, unë nuk aplikova sepse dua të zgjidhem me parimin një anëtar një votë.

Personalisht dhe shumë në diasporë presin të vijnë dhe të përfshihen në proceset demokratizuese. Duhet të bëhen votime brenda partisë e më pas në popull, por kjo në 35 vite s’ka ndoshur.

Kryetari i organizatës bazë zgjidhet me parimin 1 anëtar 1 votë, ata të rretheve nuk zgjodhen, por caktohen dhe kjo s’është demokratike.

Nuk ka asnjë zyrtar që raporton te baza për shpenzimet, mungon ekspertiza. Partitë duhet të organizohen nga poshtë lart.

Partitë tona janë elektorale, takohen me elektoratin vetëm për fushatë, ne në Britani takohemi çdo muaj.

Sistemet s’janë demokratike.

E lanë Ambasadën Britanike pa ambasador për shumë vite, vetëm me një përgjegjës, ky është gabim fatal. Rama tha se gazetari iu lut dhe i tha ta bënte ambasador, ambasadorët zgjidhen pa bazë ligjore”?, tha avokati Berberi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb