Prapaskena të bujshme me Niko Paz gjatë kësaj vere. Talenti argjentinas nuk do t’i bashkohet Realit, pavarësisht se madrilenët aktivizuan klauzolën e rikthimit prej 9 milionë eurosh.
Komo po ashtu ka vendosur të blejë kartonin e 21-vjeçarit, për një shifër rekord në klubin italian. Bëhet fjalë për 60 milionë euro që do t’i paguhen Realit, që po ashtu është kujdesur për një tjetër klauzolë blerje.
Nëse Reali kërkon të fitojë shërbimet e tij, duhet të paguajë 80 milionë euro. Dhe nëse diçka e tillë ndodh, sërish nën dispozicionin e Murinjos do të jetë vetëm në verën e ardhshme.
Nga këto prapaskena është tronditur Interi. Zikaltërit ishin të gatshëm të blenin kartonin, por janë bllokuar pikërisht nga Komo. Nëse këto të fundit vendosin ta shesin, Reali po ashtu ka ruajtur rreth 50% të kartonit. Vetë dëshira e Niko Paz është të qëndrojë te Komo.
