Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në protestën e 27-të, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë. Protestuesit do të marshojnë më pas drejt godinës së Kryeministrisë, duke vijuar mobilizimin e tyre të përnatshëm.

Një student mbante në shpinë një megafon, duke ironizuar kryeministrin Rama se “nuk arrin t’i dëgjojë” zërat e qytetarëve.

“Meqë Rama e ka të vështirë të na dëgjojë, thamë të sjellim një sistem. Numrat dhe qëndrueshmëria janë, nëse nuk na dëgjon…
Ne duam që Rama të japë dorëheqjen, të ketë zgjedhje të lira pa manipulime dhe patronazhistë. Duam një të ardhme në Shqipëri.
Po sjellim megafonë më cilësorë dhe pankarta që ta kenë të gjithë të qartë se kërkesat nuk ndryshojnë”, u shpreh studenti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb