Pas pak nis marshimi drejt Kryeministrisë, ku do të mbahet edhe protesta e 27-të, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë.

Mes protestuesve pikasën pankartat e ndryshme dhe flamujt amerikanë.

“Ne jemi populli më pro-amerikan në botë. Rama jep dorëheqjen! Me Shqipërinë mos bëj pazar”, u shprehën qytetarët, thirrje që u pritën me brohorima nga të pranishmit.
Protesta e kësaj mbrëmjeje është e 27-ta me radhë në kuadër të mobilizimit qytetar, ku kërkohet largimi i qeverisë dhe zhvillimi i zgjedhjeve të lira.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb