Ndonëse prej vitesh ka mbushur moshën e pensionimit, 70-vjeçarja Mite Çakalli nuk i është ndarë asnjëherë punës dhe as profesionit të saj si mekanike. Që kur kreu shkollën e mesme të elektromekanikës në Korçë rreth 50 vite më parë, 70-vjeçarja nga fshati Dushaj i Bulqizës vijon ta ushtrojë profesionin, duke iu shërbyer qytetarëve nga i gjithë qarku Dibër. Ajo thotë se ka eksperimentuar gjatë viteve të punës, ku ka shërbyer edhe në minierë në repartin e avolzhimit, për t’u rikthyer sërish në elektromekanikë.

70-vjeçarja tregon edhe për vështirësitë me të cilat ndeshet gjatë ushtrimit të këtij zanati, që zgjidhet pak ose aspak nga vajzat dhe gratë.
SINKRON
Veç pasionit, gruaja thotë se vijon të punojë për të fituar më shumë të ardhura, pasi pensioni është i pamjaftueshëm për të përballuar kostot e shtuara të jetesës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: