Koreja e Jugut është vetëm një hap larg eleminimit, vetëm një mrekulli do e kualifikonte si vend i 3-të në Botëror. Së fundmi, tifozët e koreanëve kanë nisur peticionin për shkarkimin e trajnerit Hong Myung-Bo, me arsyetimin se Federata Koreane e Futbollit ka anashkaluar procedurat zyrtare gjatë zgjedhjes së trajnerit.

“Të pajisur me atë që shumë e konsideronin skuadrën më të fortë në historinë e Koresë së Jugut në Kupën e Botës, përfunduam fazën e grupeve me vetëm një fitore dhe dy humbje.

Paraqitja ndaj Afrikës së Jugut ishte aq pa jetë, sa mund të konsiderohet një nga më të dobëtat në historinë e kombëtares sonë në Botëror”, thuhet në peticion.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb