Një qytetar ka shprehur gjithë indinjatën dhe dëshpërimin e tij për situatën në vend, gjatë një interviste të drejtpërdrejtë për mikrofonin e News24 në mesin e protestës.

Ai deklaroi se ka qenë gjithmonë pjesë e tubimeve, duke theksuar se këtë herë po ngre zërin për të ardhmen e fëmijëve të tij, pasi ndihet i vjedhur dhe pa asnjë shpresë nga keqmenaxhimi i taksave.

Me tone të ashpra, protestuesi shtoi se premtimi për integrimin europian ka dështuar plotësisht, duke e lënë Shqipërinë në një ngërç të thellë ku shteti nuk funksionon më.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb