Protesta e 30 antiqeveritare ka mbledhur në sheshin “Skënderbej” shumë qytetarë, të cilë kanë artikuluar pakënaqësitë dhe arsyet që i kanë shtyrë që të dalin në tubim.
Një qytetar deklaroi se ai ka dalë për fëmijët e tij pasi nuk sheh të ardhme dhe se vajza e tij pavarësisht se e mirëarsimuar bën një punë të rëndomtë dhe shtypet nga eprorët e saj, pasi shteti nuk i ka dhënë asnjë mundësi.
Ai tha se nuk toleron shitjen e asnjë pjese toke.
“Kemi 1001 arsye për të dalë, qeveria investon vetëm në organiztata e krimit, me popullin ka hipokrizi.
Këtë lloj talljeje asnjë s’e kapërdin dot. Nuk lejojmë asnjë lloj qeverie të shesë trojet që janë mbrojtur me gjak. Ne kemi krijuar Evropën dhe perandoritë egjiptiane.
Nuk shoh asnjë të ardhme për fëmijët, vajza ime ka mbaruar dy shkolla dhe është e punësuar në një kompani oligarkësh, e shtypur nga injorantët, me një punë të rëndomtë”, deklaroi ai.
