Tre persona rezultojnë të zhdukur dhe tetë të tjerë janë plagosur lehtë në një shpërthim në një ndërtesë banimi në qytetin kinez Huludao.
Shërbimet lokale të zjarrfikësve e raportuan këtë.
Shpërthimi besohet të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi. Në vendngjarje u dërguan 14 automjete zjarrfikëse dhe 95 zjarrfikës.
Të plagosurit janë dërguar në spital. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar dhe ka nisur një hetim për shkaqet e shpërthimit.
