Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar se ka denoncuar në Parlamentin Europian dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit ndaj qytetarëve që protestuan para Kuvendit.

Blushi dënoi veprimet e policisë gjatë protestës së sotme, duke i bërë thirrje autoriteteve që të lirojnë menjëherë të gjithë protestuesit e ndaluar.

“Dënoj me forcë dhunën e egër të Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që protestojnë paqësisht.
Kur regjimi u përgjigjet qytetarëve me dhunë, tregon frikë, jo forcë.
Këtë dhunë e kam denoncuar sot edhe në Parlamentin Europian, sepse të drejtat e qytetarëve dhe liria për të protestuar nuk mund të shkelen.
Kërkoj lirimin e menjëhershëm të të gjithë protestuesve të ndaluar”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb