Një vit pas sulmit ndaj News24 dhe nxjerrjes me forcë të gazetarëve nga ambientet e televizionit, eurodeputetja e Grupit të të Gjelbërve në Parlamentin Europian, Cristina Guarda, ka shprehur keqardhjen për atë që ka ndodhur dhe është zotuar se do ta ngrejë këtë çështje në Bruksel.
Në një intervistë për News24, Guarda u pyet për shqetësimet e vazhdueshme të Parlamentit Europian lidhur me lirinë e medias, duke iu kujtuar se po jepte një intervistë në një televizion kritik ndaj qeverisë, i cili u mbyll në mënyrë arbitrare një vit më parë.
Duke reaguar ndaj kësaj situate, eurodeputetja u shpreh:
“Më vjen shumë keq për ju. Dhe do ta analizoj situatën kur të kemi takime edhe me zyrat tona që po kujdesen për respektimin e ligjit dhe të gjitha kapitujt e tjerë në Bruksel.”
Deklarata e Guardës vjen në një kohë kur çështja e lirisë së medias dhe respektimit të shtetit të së drejtës vijon të jetë pjesë e diskutimeve për ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian.
