Një deklaratë e bërë disa muaj më parë nga analisti Andi Bushati është rikthyer në vëmendje, ndërsa prej më shumë se një muaji vijojnë protestat qytetare kundër kryeministrit Edi Rama dhe establishmentit politik.

Në një intervistë të dhënë në muajin dhjetor 2025, Bushati shprehej se, sipas vlerësimit të tij, nëse regjimi i Ramës do të rrëzohej, kjo nuk do të ndodhte gradualisht, por përmes një përmbysjeje që, sipas tij, do të prekte edhe Partinë Demokratike.

“Këtu regjimi po u rrëzua, do të rrëzohet me përmbysje.
Kur të ndodhë përmbysja nuk do të marrë vetëm Ramën përpara, do të marrë edhe Partinë Demokratike dhe ndoshta të gjithë ne këtu.
Pra, të reformosh një instrument… kur të bjerë Rama, bashkë me këmbën në varr do të tërheqë edhe PD-në në varr. Kur të ndodhë, nuk e di kur do të ndodhë. Dhe bashkë me PD-në, edhe mua dhe ty. Po fus edhe veten”, deklaronte Bushati.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb