Nga protesta e 31-të qytetare, organizatori Arben Kola i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen, ndërsa deklaroi se klasa aktuale politike duhet t’u hapë rrugë brezave të rinj.

Në fjalën e tij, Kola tha se largimi i Ramës duhet të vijë përpara se, sipas tij, qytetarët të reagojnë edhe më ashpër.

“Rama jep dorëheqjen me të mirë para se qytetarët t’ju marrin vërtet zvarrë e t’ju hedhin në kosh.”

Më tej, ai u shpreh se si Partia Socialiste ashtu edhe Partia Demokratike duhet t’u lënë vend të rinjve.

“Lërjani radhën rinisë. Në PS e PD ka shumë të rinj që mund të qeverisin shumë më mirë se Rama dhe Saliu.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb