Pas mbi 3 orësh në shesin para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, itinerar ky që ndiqet çdo mbrëmje, për të 31 ditë tashmë.

Organizatorët kanë njoftuar se nesër në orën 10:00 do të mblidhet para SPAK ku do txë dorëzohet libri “Albanian Files” i firmosur nga protestuesit sot në shesh.

Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb