Eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi zgjedhjet në Serbi, ku Vuçiç dhe studentët janë “kokë më kokë”.
Kulla u shpreh se studentët mund ta rrëzojnë Vuçiçin nga pushteti.
Sipas Kullës, në qytetet e Serbisë pritet të fitojnë studentët, por Vuçiç me disa manipulime mund të fitojë zgjedhjet.
Ilir Kulla: Për herë të parë shikojmë se partia e Vuçiçit rrezikon të humbasë zgjedhjet.
Këtë e thonë edhe sondazhet. Demokracia është fleksibile dhe këtë e thotë një miku im. Vuçiç dhe partia e studentëve janë “kokë më kokë”. Mendoj se serbët e Kosovës dhe të Bosnjës do të marrin pjesë në zgjedhje, partia e Vuçiç do i përdorë ato, me qëllimin që të fitojë zgjedhjet. Kështu vepruan dhe në zgjedhjet e kaluara.
Diferenca mes partisë së Vuçiç dhe të studentëve do jetë e vogël. Në qytete fitojnë studentët, por Vuçiç manipulon serbët në Kosovë dhe në zonat rurale kryesisht.
