Tedi Blushi denoncoi në Parlamentin Europian mungesën e hetimeve reale për vjedhjen e fondeve IPARD, duke deklaruar se hajdutëria e Edi Ramës nuk shtrihet vetëm te taksat e shqiptarëve, por se ai po vjedh edhe taksat e qytetarëve europianë.

Sipas Blushit, prej tre vitesh fermerët shqiptarë po penalizohen nga ndihmat europiane, pasi fondet IPARD kanë përfunduar te inceneratorët dhe grupet kriminale. Ai tha se kërkesa e Partisë së Lirisë për llogaridhënie nga Ministri i Bujqësisë u refuzua.

Blushi deklaroi se qeveria nuk ka zhvilluar asnjë hetim administrativ, pasi, sipas tij, zbardhja e vjedhjes së fondeve IPARD të çon te Edi Rama. Ai shtoi se u hodh poshtë edhe kërkesa për interpelancë lidhur me fondet IPARD, sepse, sipas tij, afera të çon te Edi Rama.

Sipas Blushit, bujqësia shqiptare jo vetëm që është e nënfinancuar, por tani po i mohohet edhe ndihma e Bashkimit Europian. Ai kërkoi shtimin e trysnisë europiane për të zbardhur se ku i çoi Edi Rama fondet IPARD.

Blushi deklaroi gjithashtu se edhe një vrasës serial, i shpallur në kërkim prej vitesh, rezulton të ketë përfituar fonde për bujqësinë. Sipas tij, fondet IPARD kanë përfunduar te inceneratorët dhe bandat kriminale të lidhura me Edi Ramën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: