Avokati Gentian Alimadhi deklaroi se më 4 korrik shqiptarët e diasporës do të vijnë në Shqipëri për protestën kombëtare.
Ai tha se janë disa grupime që janë nisur nga Londra dhe Italia dhe se mëngjesi i 4 korrikut do t’i gjejë në Shkodër, pasi sërish do të bëhët linja e veriut.
Alimadhi shpjegoi se është zgjedhur data 4 pasi është ditëlindja e kryeministrit Edi Rama, por do të jetë dhe “vdekja” e tij politike.

“Më 4 korrik do të bëhet marshimi i lirisë.
Kemi një grupim nga Londra, një nga Parma e Italisë. Do të vijnë dhe do të bjënë linjën e veriut, mëngjesi i datës 4 do t’i gjejë në Shqipëri.
Është data 4 sepse është ditëlindja dhe “vdekja” e Edi Ramës, por edhe dita e Amerikës.
Të sfidojmë vapën dhe t’i tregojmë Edi Ramës se ka dështuar, sfidoni frikën”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb