Kaos dhe përplasje të njëpasnjëshme paraditen e kësaj të enjteje përpara Parlamentit, ku revolta qytetare ka shënjestruar direkt deputetët e pranishëm.
Mësohet se deputeti i Partisë Socialiste, Ramion Kurti, është qëlluar me vezë nga turma e irrituar pak përpara se të kalonte kordonin e sigurisë për t’u futur në ambientet e Kuvendit.
Por tensionet nuk janë ndalur me aq. Në një skenë të paprecedentë, disa protestues kanë arritur të futen brenda një lokali aty pranë ku po qëndronin deputetët, duke i sulmuar ata flakë për flakë me vezë dhe miell.
Pas këtyre episodeve të njëpasnjëshme, forcat e rendit kanë ndërhyrë me shpejtësi në terren. Deri më tani, numri i të shoqëruarve nga policia ka shkuar në 6 protestues, ndërsa situata në perimetrin e Kuvendit mbetet tejet e ndezur.
