Biznesmeni Erlind Xhindi në podiumin para Kryeministrisë lexoi një deklaratë ku u shpreh se ai ka dalë në protestë sepse nuk do që fëmijët të emigrojnë dhe që të ketë fatin e prindërve dhe gjyshërve.

Po ashtu ai deklaroi se Ramës i bëjnë “alergji” njerëzit e lirë dhe se është mësuar të rrethohet me servilë.

“Jemi këtu sepse nuk duam të kemi fatin e gjyshërve dhe prindërve. Sepse duam ë fëmijët të mos jenë emigrantë. Rama na quan korba dhe sorra, njeriu i lirë i bën alergji, duan burra pa shtyllë kurrizore dhe servilë. Ne duam të jemi krenarë dhe të lirë dhe me dinjitet në vendin tonë.

Do të qëndrojmë në shesh derisa politikanët të kuptojnë se koha kur ata ishin zotër ka perënduar.

Këtu në këtë shesh janë bijtë e Skënderbeut dhe duhet të jemi krenarë që jemi të lirë”, tha ai.

 

 

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb