Pas më shumë se tre orësh tubim përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar protestën e tyre me flamuj kombëtarë dhe pankarta.
Gjatë marshimit, pjesëmarrësit kanë brohoritur një sërë sloganesh kundër qeverisë dhe klasës politike, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Mes thirrjeve të dëgjuara gjatë protestës ishin:
“Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”
“Ju erdhi fundi!”
“Rama, jep dorëheqjen!”
“Rama, Sali… F*** You!”
“Edi Rama ka mbaru!”
“Sonte në protestë, jo protestë në kafe!”
“Revolucion!”
Marshimi është zhvilluar nën masa të shtuara sigurie, ndërsa protestuesit kanë vijuar lëvizjen në rrugët e kryeqytetit duke përsëritur thirrjet dhe kërkesat e tyre politike.
Protesta, e cila ka hyrë në ditën e 34-t, pritet të pasohet nga një tjetër tubim i paralajmëruar për ditën e nesërme, për të cilin organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive nga qytetarët dhe diaspora.
