Pas Prokurorisë së Tiranës dhe Komisariatit Nr.3, protestuesit vijuan marshimin në orët e mesnatës, në rrugët e Tiranës. Ata u nisën në këmbë nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe mbërritën te Prokuroria e Rrethit ku qëndruan disa minuta. Më pas protestuesit marshuan me destinacion Komisariatin nr.3, për të kërkuar lirimin e të ndaluarve.

Ndërsa më pas ata lëvizën drejt Rrugës së Durrësit dhe Bankës së Shqipërisë.

Më pas protestuesit ecën në këmbë sërish drejt Bulevardit dhe Kryeministrisë, ndërsa thërrisnin “Rama jepe dorëheqjen”.

Para ndërtesës qeveritare përfundoi edhe kjo protestë, e 34-ta radhazi e mijëra qytetarëv të cilët kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe të qeverisë së drejtuar prej tij.

Qytetarët kanë paralajmëruar se të shtunën në 19:00 do të zhvillohet protesta mbarëkombëtare me pjesëmarrjen e diasporës. Mbyllet protesta e 34-ët, nesër

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb