Në një intervistë në News 24, aktivisti Olgert Rakipllari deklaroi se është përzgjedhur data 4 korrik për protestën kombëtare pasi së pari është ditëlindja e kryeministrit Edi Rama dhe është një simbolikë për të nënkuptuar fundin e diçkaje dhe nisjen e bashkëpunimit me SHBA.
Rakipllari deklaroi se protestuesit janë proamerikanë dhe proeuropianë, por janë kundër rasteve kur dëmtohet Shqipëria.

“Sot është edhe dita e ditëlindjes se Ramës, festojmë fundin e diçkaje dhe nisjen e bashkëpuniimit me Amerikën. Jemi proamerikanë dhe proeuropianë.
Jemi proAmerikës, por kundër veprimeve të jashtëligjshme kundër Shqipërisë.

Mirëpresim sinjalet nga ndërkombëtarët, të gjithë duhet të na japin një dorë. Në Europë kemi mbështetësit tanë dhe po lobojnë.
Çdo ditë është në favorin tonë, duhet qëndresë.
Fakti që kemi sinjale nga SPAK-u me intensifikimin e hetimeve, këtë kemi pritur”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb