Analisti Evarsit Beqiri i ftuar në News 24 deklaroi se protesta është një leksion historik dhe kush nuk e kupton do të gjykohet nga koha.
Beqiri po ashtu foli edhe për deklaratën e kongresmenit amerikan Joe Wilson, I cili ka propozuar një ligj që kërkon hetim nga ana e strukturave të inteligjencës amerikane, mbi lidhjet dhe lehtësimin që qeveria Rama i ka bërë trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Analisti tha se raportet së shpejti do të publikohen dhe në atë moment qeveria s’do ketë më mundësi ta fshehë.

“Ky është një leksion që na vjen nga historia, kush nuk e kupton do të mbajë përgjegjësi ndaj historisë së vendit.
Ky individ që qeveris nuk ka ndërmend të reflektonte dhe po tallet me shqiptarët, problemet janë këtu, institucionet kanë dështuar.
Ky ka qenë këtu në 13 vite dhe tani po na qan hallin dhe këta që dalin janë të detyruar dhe s’kanë shtyllë kurrizore.
Alga që mbrojnë qeverinë, tjetërsojnë deklaratën e PE.
Deklarata e kongresmenit amerikan e rëndësishme, por turp që Shqipëria të vendoset në qendër të debatit politik jo vetëm në PE.
Qytetarët po anatemohen me metoda të dala boje.
Të jeni të binudr se tani do të ketë reagim publik, ai është anëtar i Komisionit të Inteligjencës dhe ky individ s’është dosido, kërkon që organet ligjzbatuee të vendosin në dispozicion raportet për trafikun e drogës.
Ku do futen pastaj”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb