Strategjisti i njohur izraelito-kanadez, David Zaikin ka reaguar në lidhje me situatën politike në Shqipëri, të përfshirë prej më shumë se një muaji nga protestat antiqeveritare.
Ai deklaron se turma e protestuesve nuk kërkon që të largohet kryeministri Edi Rama me qëllim ardhjen në pushtet të kreut te opozitës Sali Berisha, por kërkojnë një klasë të re politike.

Ai ka ndarë edhe një artikull nga mediat ndërkombëtare të përplasjeve mes policisë dhe protestuesve si dhe dhunën e ushtruar ndaj tyre.
“Pjesa që njerëzit nuk e kuptojnë për Shqipërinë: turma nuk do që Rama të largohet vetëm që Berisha të rikthehet në pushtet. Ata kanë mbaruar punë me të dy. Një lëvizje që refuzon njëkohësisht qeverinë dhe opozitën zyrtare është një verdikt për 30 vite, jo vetëm ndaj një njeriu. Një klasë e re politike do të duhet të marrë drejtimin”, shkruan Zaikin.
