Protesta e 35-të kombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës është shoqëruar me mesazhe të forta edhe nga shqiptarët e diasporës, të cilët kanë marrë fjalën në podiumin e ngritur para Kryeministrisë.

Një prej përfaqësuesve të diasporës akuzoi qeverinë për shkelje të të drejtave të njeriut dhe kërkoi lirimin e protestuesve të arrestuar gjatë përplasjeve me policinë, ndërsa nuk kurseu ironitë dhe sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama.

Më tej, ai iu drejtua kryeministrit me tone të ashpra, duke e cilësuar “mbret pa kurorë” dhe “Don Kishot”, ndërsa e akuzoi se po krijon armiq të sajuar për të shmangur përgjegjësinë.

“Zotëria këtu bashkë me Taulant Ballën treguan që nuk kanë respekt për ligjin. Shqipëria është anëtare e Konventës së të Drejtave të Njeriut. Kanë dhunuar artikullin 11, 10 dhe 3. Vëllezërit tanë po dhunohen në qelitë e krimit. Lironi çunat. Respektoni Konventën. Ramës, mbretit pa kurorë, Don Kishotit që na shpike  krijon beteja, një ditë me agjentë Irani e një ditë grekë. I them se betejën s’e ke me agjentë të huaj por me shqiptarët. Diaspora dhe shqiptarët brenda vendit janë bërë bashkë dhe të kanë vënë kushtin: Dorëhiqu.

Na erdhe si shpresë por je bërë zhgënjim. Hapi rrugë proceseve demokratike t’i japim fund tranzicionit. Dorëhiqu sa nuk është vonë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb