“Mjaft më! Populli kërkon dinjitet, drejtësi dhe ndryshim”, ka qenë ky një prej mesazheve të sotme në protestën kundër Ramës.
Në protestën 35 ndër më të mëdhatë në historitë e vendit, Diaspora ka ‘zbarkuar’ në Tiranë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Gjithashtu kanë bërë thirrjet “te komisariati”, në shenjë mbështetje për protestuesit e ndaluar gjatë protestës para Kuvendit që u shoqërua me përplasje.
“Pa dhënë dorëheqje, nuk ndalojmë”, kanë qenë thirrjet e tyre. Revolta është kundër të gjithë klasës politike, ndërsa kanë bërë thirrje që SPAK të hetojë zyrtarët e korruptuar.
“Edi Rama f*ck you”, “Rama në burg, Berisha në burg”, vijojnë thirrjet e protestuesve.
