Aktivisti Bledar Meti, i cili erdhi nga Londra për t’iu bashkuar protestave masive në Tiranë, ka folur në studion e News24 mbi rolin vendimtar që diaspora shqiptare po luan në protestat masive kundër kryeministrit Edi Rama.

Ai konfirmoi se reagimi i emigrantëve ka qenë i jashtëzakonshëm dhe i koordinuar mirë përtej kufijve.

Meti shpjegoi se tubimi i së shtunës shënoi një kulm të ri për lëvizjen qytetare pikërisht për shkak të vendosmërisë së shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Sipas tij, suksesi erdhi si rezultat i një pune intensive përmes një rrjeti të gjerë kontaktesh të ngritur në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai shtoi se ky rrjet u vu në lëvizje me synimin e vetëm për t’u kthyer fizikisht në Shqipëri dhe për t’i dhënë një mbështetje maksimale e të pakursyer revoltës popullore në shesh.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb