Partia Demokratike Europiane ka dalë me një reagim të fortë lidhur me protestat masive që po tronditin kryeqytetin kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Përmes një deklarate zyrtare, partia e ka cilësuar qëndresën qytetare si një “zgjim demokratik” që nuk mund të injorohet më nga klasa politike.
Në reagimin e saj, Partia Demokratike Europiane vë në dukje masivitetin e jashtëzakonshëm të tubimeve dhe dëshmon se situata në Tiranë ka arritur në një pikë kritike për ekzekutivin, i cili ka zgjedhur të mbyllë veshët përpara revoltës popullore.
View this post on Instagram
“Në natën e 35-të të protestave, Tirana dëshmoi pjesëmarrjen më të madhe deri më tani. Kjo nuk është zhurmë; ky është një zgjim demokratik. Një qeveri që refuzon qoftë edhe të angazhohet me qytetarët e saj, ka humbur busullën e saj demokratike,” thuhet në deklaratën e publikuar.
Partia Demokratike Europiane nuk ka kursyer as kritikët e opozitës aktuale, duke kërkuar një reflektim të thellë të të gjithë spektrit politik për t’iu përgjigjur me dinjitet zërit të pastër të popullit dhe diasporës në shesh.
“Një opozitë që dështon të kuptojë plotësisht dhe të përfaqësojë ata [qytetarët], është gjithashtu jashtë hapit. Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë dyer të mbyllura, politikë të vjetruar apo heshtje të sforcuar. Ajo ka nevojë për një kapitull të ri demokratik: europian, transparent, kurajoz, llogaridhënës dhe më në fund të denjë për njerëzit e saj,” përfundon reagimi i prerë i Partisë Demokratike Europiane.
