Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë marshuar për të mbërritur para Kryeministrisë.

“Rama, jepe dorëheqjen!”, “Shqipëria kërkon revolucion”,“Rama në burg, Berisha në burg”, “Poshtë patronazhistët”, thërrasin protestuesit.

Kërkesa kryesore e kësaj lëvizjeje të pandalshme mbetet vetëm një: rrëzimi i Edi Ramës.

Organizatorët kanë bërë të qartë se sheshet nuk do të braktisen dhe askush nuk do të tërhiqet pas deri në përmbushjen e plotë të këtij qëllimi.

Përmes mesazhit të prerë dhe të qartë “Ju erdhi fundi”, qytetarët janë ftuar të marrin pjesë masivisht në këtë përballje radhazi për të treguar se legjitimitetit të kësaj qeverie i ka ardhur fundi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb