Pas humbjes ndaj Betis në kampionat,  Real Madrid u kthye te fitorja. Los Blancos mundën 4-1 Vallecanon, në Bernabeu.

Ekipi i Mourinhos zgjidhi ndeshjen shumë shpejt, që në pjesën e parë. Mbappe, Carreras dhe Bellingham dhuruan show në 45 minutat e para.

Rayo ngushtoi shifrat me Camellon, në minutën e 51-të. Në fundin e takimit, Mbappe kompletoi dopietën. Takimi i radhës për Realin është ndaj Elches.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb