Gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, aktivisti dhe avokati shqiptar nga Londra, Bledar Meti mbajti një fjalim ku kritikoi ashpër qeverinë dhe kërkoi ndryshime politike.
Ai u shpreh se protestuesit janë të bashkuar kundër, siç tha ai, “autoritarizmit” dhe kërkoi fundin e tranzicionit politik në vend.
“Të gjithë bashkë kundër Lukanshenkos së Shqipërisë dhe autoritarit të fundit. Nuk kërkojmë më shumë e as më pas se fundin e tranzicionit dhe procese demokratike. Bindju zërit të protestuesve. Dorëheqje!
Hapni rrugën ajkës së Shqipërisë, të bëhet një qeveri teknike”, tha ai.
