Aktivisti Edison Lika mbajti një fjalim gjatë protestës, ku u ndal te pjesëmarrja masive e qytetarëve dhe rikthimi i 21 të rinjve që, sipas tij, munguan një natë më parë, p[asi ndodheshin që nga e enjtja në qeli.
“Mbrëmë në këtë shesh kishte më shumë se 100 mijë vetë, por i munguan 21 djemtë tanë më të mirë. Ky shesh ka qenë shumë i bukur mbrëmë por ky shesh ka më shumë kuptim sot. Për 3 ditë e kemi nisur në 8 të mëngjesit edhe e kemi mbyllur në 12 të natës në mbështetje të djemve tanë, që sot i kemi këtu me ne. Qeveria e Ramës nuk ka nevojë të rrëzohet me armë, ajo do të rrëzohet me vezë, madje do të rrëzohet me qëndresë dhe qëndrueshmëri. Një nga ata djem që di të përdorë vezën dhe mendjen është Gent Progni”, tha ai.
