Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka ndarë pamje nga takimet e sesionit të 33 të Asamblesë Parlamentare të OSBE ku marrin pjesë 57 delegacione parlamentare të vëndeve të OSBE, dhe një delegacion i nivelit të lartë të Senatit dhe Kongresit Amerikan.

Ai ka bërë me dije se në takime ëhstë diskutuar për sigurinë, agresionin Rus në Ukrainë, konfliktin në Lindjen e mesme etj.
“Po ashtu dikutohet për luftën kundër trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit qeveritar, diskutohet për zgjedhjet dhe liritë demokratike.
Në fjalën time në Komitetin Politik theksova se kapja e shtetit, Krimi i organizuar, korrupsioni, trafiku i drogës, lidhur me qeverinë, farsa elektorale janë kërcënimi më i madh për sigurinë dhe stabilitetin në Shqipëri dhe Ballkan.
Theksova se Shqipëria po përjeton momentet më të vështira, por dhe një lëvizje qytetare madhështore dhe të bukur, kundër arrogancës, korrupsionit, krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit. Kjo lëvizje masive, kjo protestë është padyshim shprehje e shpirtit Euro-Atlantik të shqiptarëve, të cilët kërkojnë një qeveri që i shërben interesave kombëtare dhe një klasë politike të përgjegjëshme të zgjedhur nga votat e popullit dhe jo manipulimit dhe krimit, që respekton pronën, lirinë dhe konkurimin e lirë. Ky është një moment reflektimi politik dhe kombëtar.
Në takimin me Kongresmenin Joe Ëilson e falenderova për mbështetjen që i jep Shqipërisë dhe interesin e tij për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e drogës në Shqipëri.
Në takim foli Kryeministri Holandez, Kryetarja e Senatit dhe Kryetari i parlamentit të Holandës”, shkruan Mediu.
View this post on Instagram
