Organizatori i marshimeve, Visuar Dalipi u shpreh në “Programin e Drekës” me Ola Bruko në News24, se po përgatisin një letër drejtuar ambasadave të huaja në vendin tonë, duke i informuar me kërcënimet që bëjnë segmente të qeverisë ndaj protestuesve.
Dalipi pati një thirrje për të gjithë shqiptarët duke i ftuar t’i bashkohen protestave masive para Kryeministrisë pasi nga kjo, siç shtoi, varet e ardhmja e brezave më të rinj.
“Kam 1 muaj e pak ditë pa gjumë, fle 2-3 orë në ditë. Luftën e kam nisur në rrjetet sociale para 3 vitesh, u kam thënë shqiptarëve stop se do ndodhin këto gjëra, kam qenë i pari që kam thënë ngrihuni nga kafja. Ne po luftojmë për të ardhmen e tyre dhe na bëjnë video e qeshin… Të vijnë aty për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Unë kam 1 muaj pa parë djalin. Kjo nuk duhet të ndodhë. Pas 3 muajsh miratojnë ligjin e SHISH, që mund të të vijnë në shtëpi, kontroll akoma edhe më diktatorial se në kohën e diktaturës”, tha ai.
Pjesë nga intervista
Visuar Dalipi: Qeveria mbron krimin dhe gangsterët janë jashtë. Këto janë tentativat e fundit. Kemi përgatitur një letër për të gjitha ambasadat, të gjithë personat që janë kërcënuar. Do informojmë çdo ambasadë të mundshme. Të paktën t’i informojmë edhe nëse nuk na vijnë në ndihmë.
Ola Bruko: Ju jeni të vendosur t’i shkoni deri në fund protestës…
Visuar Dalipi: Kam 1 muaj e pak ditë pa gjumë, fle 2-3 orë në ditë. Luftën e kam nisur në rrjetet sociale para 3 vitesh, u kam thënë shqiptarëve stop se do ndodhin këto gjëra, kam qenë i pari
që kam thënë ngrihuni nga kafja. Ne po luftojmë për të ardhmen e tyre dhe na bëjnë video e qeshin… Të vijnë aty për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Unë kam 1 muaj pa parë djalin. Kjo nuk duhet të ndodhë. Pas 3 muajsh miratojnë ligjin e SHISH, që mund të të vijnë në shtëpi, kontroll akoma edhe më diktatorial se në kohën e diktaturës.
Ola Bruko: Ka kërcënime ndaj jush, ju nuk ndaleni, nuk ndaleni as nga tentativat e politikës për t’ju përçarë…
Visuar Dalipi: Kemi qëndruar 2 orë me dhimbje ekstreme nga sprajti, të tjerët nuk e dinë çfarë efektesh ka. Na ka shktaktuar djegie të lëkurës deri të nesërmen. Jemi larë me ujë të oksigjenuar dhe lekura e ndjen akoma edhe sot. Ajo është llogaritur që kur e përdor ta ndalosh, përdoret ndaj arinjve që ka forcën e 100 burrave. Kam pamje filmike që i godasin nga afër në sy. Kam marrë videot e Osman Stafës që e falenderoj për qëndresën e tij dhe për gjithçka. Këto janë shkelje të të drejtave të njeriut.
Duhet të vihen në dijeni ambasadat dhe e gjithë bota. Kjo nisi për Zvërnecin. Në 1990 studentët e nisën protestën se ikën dritat 2 ditë…dhe kjo ishte një shkëndijë se çfarë gjenocidi po i ndodhte Shqipërisë. Kjo ndodhi edhe sot. Në mënyrë ironike, ata që fikën dritat në ’90 u duhet bërë një kafe. Dhe këtyre që bënë atë gjënë në Zvërnec u duhet dhënë një kafe sepse zgjuan shqiptarët. Është më e madhe. U zgjua gjaku shqiptar. Ambasada gjermane bëri një postim në 2 korrik për 1990-ën që po ndodh e njëjta gjë si në ato vite dhe na janë mbushur sytë me lot. Edhe shtetet e tjera po e kuptojnë se çfarë po ndodh. është më e madhe se një ligj.
