Ylli brazilian i futbollit, Neymar Jr., ka deklaruar se karriera e tij me kombëtaren ka marrë fund pas humbjes befasuese 2-1 ndaj Norvegjisë në Botëror.

Sulmuesi 34-vjeçar shënoi me një penallti në minutat shtesë, por ajo nuk mjaftoi për të shmangur eliminimin e pesë herë kampionëve të botës. Pas takimit, O’Ney u shfaq i zhgënjyer.

“U përpoqa. U përpoqa. Gjithçka nisi këtu, në MetLife Stadium, dhe këtu edhe përfundoi. Tani ka marrë fund”- tha ai. Neymar numëron 80 gola me Brazilin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb