Tirana-Dinamo ishte sfida derbi që mbylli fazën e pare të “Abissnet Superiore”. Një barazim 1-1, në një përballje mes polemikash, ku nuk u kursyen as kartonat e kuq nga kryesori Enea Jorgji.
Sërish protagonist janë ata të dy, gjyqtari i FIFA-s Jorgji dhe tekniku kryeqytetas Daja, që u konfrontuan në fundin e pjesës së parë, me gjyqtarin kryesor që e largoi Dajën me karton të kuq, pas protestive të ashpra të këtij të fundit.
Një Tiranë që nuk mbeti plotësisht e kënaqur me këtë barazim, kjo për shkak se kishte superioritet numerik, që prej minutës së 28 të pjesës së parë, kur u largua me karton të kuq 19 vjeçari Oresti Rifa.
Të dy golat erdhën në pjesën e dytë me golin e Xhixhës për bardheblutë, që u barazpeshua nga ishi i kësaj sfide Erion Hoxhallari.
Gjithsesi mbyllet një faze e pare që I sheh të dyja skuadrat kryeqytetase në “Top 4”.Dinamo që e nisi sezonin me petkun e pretendentes për titull e sheh veten pas 9 javësh në vendin e 3 me 16 pikë, -5 pikë nga kreu, ndërsa Tirana e Klafuriç, renditet menjëherë pas bluve në kuotën e 12 pikëve.
Suksesi në derbi i 3 javëve më parë, duket se ka motivuar maksimalisht ekipin bardheblu, që pavarësisht vështirësive të fillimit tashmë duket në shinat e duhura për të tentuar zonën “Play Off”.
