Spanja është skuadra e radhës që siguron një vend në çerekfinalet e Botërorit. “La Roja” mposhti Portugalinë me rezultatin minimal 1-0 në një përballje të luftuar, duke i dhënë fund rrugëtimit të Cristiano Ronaldos dhe shokëve në këtë turne.

Në Botërori Amerikan, trajneri Shpëtim Duro tha se Spanja e meritoi fitoren.

“Portugalia dukej që ishte në pritje. Spanja është më dominante, por edhe tregoi kujdes. Janë ndeshje shumë të rëndësishme, mund të eleminohesh me një situatë. Avantazhi dhe fitorja, padyshim që ishte me meritë”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb