Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke akuzuar qeverinë se po shpenzon 4.2 milionë euro nga fondet publike për organizimin e koncertit të artistit amerikan Kanye West.

Sipas Këlliçit, kryeministri Rama po e promovon koncertin si një sukses të qeverisë dhe si një kundërpërgjigje ndaj protestave kundër saj.

“Ky event do t’u kushtojë 4.2 milionë euro taksapaguesve shqiptarë. Kaq është shuma që ka akorduar qeveria për këtë organizim”, shkruan ai. Demokrati e cilëson këtë shpenzim si një tjetër “aferë” me fondet publike, duke argumentuar se paratë duhet të përdoreshin për nevoja më urgjente, si pensionet dhe sistemi shëndetësor.

741037064 2409594786192542 1094604202465711401 N
741037064 2409594786192542 1094604202465711401 N

“Gjysma e pensionistëve marrin 150 euro në muaj, spitalet nuk kanë shtretër dhe ilaçet mungojnë periodikisht, ndërsa Kryeministri e zgjidh qesen për këngë e muzikë”, shprehet Këlliçi.

Ai shton se koncerti, sipas tij, synon të paraqesë pjesëmarrësit si mbështetës të qeverisë dhe u bën thirrje qytetarëve të protestojnë kundër asaj që e cilëson korrupsion dhe arrogancë të ekzekutivit.

Reagimi i Belind Këlliçit në Facebook;

Skandali i rradhës: 4.2 MILIONË euro për një koncert që Edi Rama po e shet si antiming.

Edi Rama ka kohë që e shet koncertin e Kaney West si të vetin. Si të ishte ai pas këtij organizimi. Ka kohë që e shet si antimiting përballë revoltave kundër tij që kanë pushtuar sheshet kudo. Po kërkon të thotë se njerëzit shkojnë në koncert dhe me këtë rast ata janë të lumtur dhe të kenaqur me qeverisjen e tij.

Por problemi është se sërish, ky event do u kushtojë 4.2 milionë euro taksapaguesve shqiptarë. Kaq është shuma që ka akorduar qeveria për këtë aheng.

Eshtë një arsye më shumë për të protestuar kundër korrupsionit dhe arrogancës së Kryeministrit.

4.2 mln euro që të duket mirë Edi Rama. Ky koncert futet që tani në radhën e aferave dhe zullumeve që ai bën me taksat e qytetarëve. Gjysma e pensionistëve marrin 150 euro në muaj, spitalet nuk kanë shtretër, ilaçet mungojnë në mënyrë periodike, por Kryeministri e zgjidh qesen për këngë e muzikë.

Thjesht e vetëm që ata që do shkojnë për Kaney West ti paraqesë si mbështetës të tij.

Turp!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb