Protestuesit kërkojnë njëzëri largimin e kryeministrit Edi Rama. Altin Hila babai i një fëmije të paralizuar, në protestën e sotme bëri thirrje që Rama të japë dorëheqje dhe të ndalë sulmet ndaj protestuesve paqësorë.

“Rama duhet të japë dorëheqjen. Rama qeveri jote është pa shkollë. Fëmijët, po i dramatizoni. Lloj-lloj sharjes, ofendimesh, urrejtjesh që po bëhen për ata shtëpi. Rama je e keqja e qeverisë. Mësues, drejtorë, ngrihuni për fëmijët, e gjitha shoqëria shqiptare të protestojë për fëmijët tanë. Po na vriten me njëri-tjetrin. Po dëgjojnë ofendimet, për ne këtu…Rama e bën për interesa. Je 60 vjeç, hap krahun dhe lër të rinjtë të ecin përpara”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb