Kampionia e Kosovës, Drita, ka nxjerrë barazim 1:1 në përballjen e parë ndaj Zhalgiris Kaunas nga Lituania, në kuadër të raundit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Skuadra vendase kaloi në epërsi në minutën e 24-t, kur realizoi Amine Benchaib, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Megjithatë, Drita reagoi në pjesën e dytë dhe arriti ta rikthejë baraspeshën në minutën e 82-të. Pas një aksioni të mirë, Blerim Krasniqi realizoi golin e barazimit, duke i siguruar kampiones së Kosovës një rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit.

Tani gjithçka do të vendoset në duelin e dytë, i cili zhvillohet më 14 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku Drita do të kërkojë kualifikimin në raundin e dytë të garës më prestigjioze evropiane për klube.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb