Samiti dyditor, pati edhe një moment të pazakontë. Përveç fokusit të mbrojtja dhe rritja e sigurisë së Aleancës, ajo që mori vëmendje ishte edhe dhurata e pazakontë e Erdoganit në samitin e NATO-s. Ai u dha jep liderëve revolverë me municion!
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka befasuar liderët e NATO-s me një dhuratë në përfundim të samitit të zhvilluar në Ankara, duke u dhuruar secilit një revolver të personalizuar Gumusay .357 Magnum, të gdhendur me emrin e marrësit dhe të shoqëruar me municion, duke shkaktuar sfida ligjore dhe të sigurisë për disa delegacione europiane.
🇹🇷 Quite a gift! Erdoğan presented NATO leaders with vintage revolvers loaded with live ammunition
Ursula von der Leyen has already announced that she will donate her revolver to a military museum after it is decommissioned. Other European leaders will not be able to keep their… pic.twitter.com/zhtqmV4nlv
— NEXTA (@nexta_tv) July 9, 2026
Sipas raportimeve, revolverët ishin vendosur në kuti druri me flamurin turk dhe logon e NATO-s, së bashku me një komplet pastrimi dhe fishekë.
Dhurata synonte të promovonte industrinë turke të mbrojtjes, por u përball menjëherë me kufizimet ligjore për importin dhe posedimin e armëve në disa vende europiane.
Një nga rastet më të komentuara ishte ai i kryeministrit belg, Bart De Ëever, i cili, sipas Reuters, mësoi vetëm gjatë kthimit për përmbajtjen e kutisë.
Pas mbërritjes në Belgjikë, arma dhe municioni iu dorëzuan menjëherë policisë së aeroportit dhe u vendosën në një kasafortë të sigurt, në pritje të një vendimi përfundimtar.
Ndërkohë, kryeministri britanik Keir Starmer dhe homologu i tij holandez vendosën t’i linin revolverët në Turqi, pranë përfaqësive diplomatike të vendeve të tyre.
Belgian PM Bart De Wever unknowingly brought home a loaded, personalized revolver gifted by Turkish President Erdogan at the NATO summit.
The gift wasn’t opened until the delegation landed in Belgium, where they discovered the gun and ammunition.
The weapon was immediately… pic.twitter.com/8aDkGAus18
— Clash Report (@clashreport) July 9, 2026
Armët pritet t’i nënshtrohen çaktivizimit të plotë përpara se të transportohen, pasi legjislacioni i tyre nuk lejon importimin e armëve funksionale.
Edhe institucionet e Bashkimit Europian u përballën me të njëjtën situatë. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do ta ruajë revolverin në një ambient të kontrolluar dhe më pas planifikon ta çaktivizojë e ta dhurojë në një muze ushtarak.
Për Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, u ndoqën procedurat standarde për regjistrimin e dhuratave zyrtare, pasi vlera e armës tejkalon kufirin prej 150 eurosh të lejuar për dhuratat personale të zyrtarëve europianë.
Sipas Reuters, gjesti i Erdoganit shihet si një mënyrë për të promovuar industrinë turke të armëve, në një kohë kur Turqia renditet ndër eksportuesit më të mëdhenj të armëve të lehta në botë.
Megjithatë, dhurata ka hapur debat mbi protokollet diplomatike dhe mënyrën e menaxhimit të armëve të zjarrit si dhurata zyrtare.
