Franca mposhti Marokun me rezultatin 2-0 dhe siguroi një vend në gjysmëfinalen e Botërorit. Me një paraqitje të qetë dhe efikase, francezët konfirmuan edhe një herë se mbeten ndër favoritët kryesorë për trofeun. Trajneri i njohur, Shpëtim Duro bëri analizën e tij, në Botërori Amerikan në News 24.

“Patjetër që Franca ka super skuadër, luan ndeshje të bukura. Edhe dje, me meritë të plotë, ia doli që të fitojë. Edhe dje e komandoi lojën nga minuta e parë deri në të fundit. Maroku dukej i vogël para Francës.E mendoja edhe më përpara, Maroku nuk kishte shumë shanse ndaj Francës. Edhe dje, nuk mund të shkosh me atë lojë, të jesh vetëm në pritje”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb