Spanja dhe Belgjika përballen në çerekfinalen e Botërorit, në ndeshjen e kësaj të premte. Gazetari Erion Shkambi, në Botërori Amerikan në Neës 24, vlerësoi spanjollët.

Erion, kemi një Spanjë që vjen në çerekfinale me shifra perfekte, 5 ndeshje 0 gola të pësuar. A është kjo garancia më e madhe që Spanja ka në këtë Botëror?

“Unë dua të bëj një krahasim, Spanjën në raport me Francën. Nëse Franca zgjidh ndeshjen cdo moment, Spanja nuk e ka.
Spanja nuk e ka atë që të krijon përshtypjen që mund të shënojë në çdo moment. Spanja të jep një garanci të madhe. Do doja të shikoja një Yamal dhe pjesën tjetër të ekipit. Nëse do jetë në mbi 60%, besoj do zgjidhi ndeshjen”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb