Në revoltën e 42 kundër kryeministrit Edi Rama, shqiptarët janë bërë bashkë sërish në shesh. Ata kërkojnë largimin e kryeministrit, të cilin e akuzojnë për korrupsion.

Gjithashtu qytetari ka falënderuar “News24” për pasqyrimin e të gjithë zhvillimeve të protestës dhe ngjarjeve të rëndësishme në vend.

“Jeni ndër mediat më të persekutuara nga kryeministri Edi Rama por bravo ju qoftë, keni qëndruar të fortë. Këtë korrupsion duhet ta luftojmë. Ju na tregoni të vërtetat. Kjo është parti e punës. Ata komunistë që kanë qenë në partinë e punës, janë në PS. Ne bashkë me rininë duhet ta rrëzojmë këtë qeverinë patjetër. Kryeministri ynë është frikacak”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb