Një i moshuar ka marrë fjalën përpara protestuesve te Kryeministria, duke bërë një paralelizëm mes periudhës së rënies së regjimit komunist dhe situatës aktuale politike, si dhe duke sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe deputetët e tij.
Ai iu drejtua drejtpërdrejt kreut të qeverisë duke kujtuar edhe një përplasje personale të hershme me të.
“Kur bëmë protesta në ’90-ën na quajtën jashtëqitja e kombit. Me të njëjtin slogan dalin këta sot që na quajnë sorra e korba. Janë këta jashtëqitja e kombit, jo ne që kërkojmë të drejtat tona. T’i lemë këto ditët e plazhit dhe të vijmë këtu e t’i thyejmë hundën këtij zullumqari që na del nga dritarja. Unë i kam prishur një takim te Piramida para zgjedhjeve të kaluara dhe më tha ushunjëz. Ti more qelbësirë hajde këtu para këtij kombi, dil këtu!” deklaroi ai.
Më tej, i moshuari kritikoi edhe brezin e ri të deputetëve të mazhorancës, duke i cilësuar ata dhe drejtuesit e qeverisë si pasardhës të regjimit të kaluar.
“Edhe deputetët e rinj që ka në partinë e tij, edhe ata i ka futur nën tutelë dhe i ka bërë sorra e laraska siç janë vetë pinjollët e politikës së 83 viteve. Pasardhësit e atyre janë, pinjollët e atyre! Poshtë Edi Rama!” përfundoi ai.
