Pas gati 2 orësh fjalime të njëpasnjëshme përpara godinës së Kryeministrisë, situata ka kaluar në një tjetër fazë. Protestuesit kanë nisur një marshim masiv nëpër rrugët kryesore të Tiranës, duke u zhvendosur edhe drejt zonës së Ish-Bllokut.

Gjatë marshimit në këtë zonë, ku ndodhen shumë lokale, pjesëmarrësit në tubim kanë bërë thirrje të drejtpërdrejta për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë që ai drejton.

Gjithashtu, krahas thirrjeve për bashkim, në kor janë dëgjuar parulla të ashpra kundër Partisë Socialiste dhe sistemit të patronazhistëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb