Ilir Selmanaj, një nga personat e akuzuar për përfshirje në çështjen e bujshme të vrasjes së ish-oficerit të Policisë së Shtetit, Santiago Malko është paraqitur në GJKKO, i shoqëruar nga forca të shumta policie.
Ai konsiderohet nga organet e hetimit si një nga personat e implikuar në ngjarjen kriminale që tronditi opinionin publik.
Sipas aktakuzës, vrasja e Santiago Malkos dyshohet se është kryer nga anëtarë të grupit kriminal të njohur si “Duka”, si pjesë e përplasjeve dhe hakmarrjes midis grupeve kriminale, të lidhura edhe me emrin e Ervis Martinajt.
Prej muajit qershor 2026 Selmanaj ndodhet nën masën “arrest në shtëpi” pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.
Santiago Malko u ekzekutua në gusht të 2019.
