Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri ka denoncuar në Kuvend shpalljen e thirrjes për donacione nga qytetarët të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, për të blerë pajisje bazë mjekësore dhe pajisje teknologjike.
Deputeti Kapri tha se kjo është e turpshme, pasi qeveria akordoi nga fondi rezervë 4.2 mln euro për koncertin privat të Kanye West ndërkohë që spitali publik më i madh në vend nuk ka pajisje mjekësore.
Deklarata e plotë e Erald Kaprit:
Sapo është bërë publike dhe është shumë tragjike, por është shumë tragjike, QSUT, qendra më e madhe në Shqipëri, më e madhe në Shqipëri ku përplaset e gjithë Shqipëria, sapo ka bërë një shpallje kërkesë zyrtare për donacion.
U bën thirrje të gjithë shqiptarëve të vijnë të japin para për të blerë pajisje
Dhe shiko zoti Balla, kërkojnë 15 respiratorë, kërkojnë 5 monitorë pacienti, kërkojnë Endoskopie+ Kolonoskopi; kërkojnë Shiringa elektrike; kërkojnë 5 EKG, kërkojnë kompjutera, kërkojunë printera, kërkojnë fotokopje.
Nuk i ka QSUT-ja.
Tani nuk ju vjen zor që 4.2 mln euro ia dhatë një këngëtari dhe jo shqiptarëve që nuk dinë ku të kurohen zoti Balla?
Kjo është e rëndë zotëri, ja ku shkuan paratë tuaja!
Ndërkohë që duhet të shkonin këtu tek shqiptarët të cilët nuk kurohen dot në spitalet tuaja
Kjo është e dhimbshme zoti Balla, kjo është e tmerrshme.
